Mësoni si parashikohet moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Mësoni si parashikohet moti të premten dhe fundjavë në Shqipëri

Të premten, Shqipëria do të zgjohet mes kthjellimeve dhe vranësirave. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët do të shoqërojnë orët e para të ditës, ndërsa pasditja sjell një përmirësim të kushteve, reshjet tërhiqen dhe mbeten të izoluara në zonat malore.

E shtuna do të sjellë një mot më të paqëndrueshëm, vranësira të dendura dhe reshje lokale shiu në shumë zona të vendit. Në disa rajone do të ketë rrebeshe dhe shtrëngata të shoqëruara me bubullima. Ndërkohë, në zonat e larta malore, gjatë natës mund të shfaqen reshje bore.

Dita e diel nis me reshje dhe vranësira, por situata përmirësohet gradualisht gjatë ditës. Pasditja do të sjellë intervale me diell, veçanërisht në zonat e ulëta.

/Motilokal.com