Dielli do të përpiqet të mbizotërojë të premten, por pasdite reshjet dhe bubullimat pritet ta prishin qetësinë në shumë zona.
Të shtunën, temperaturat zbresin dhe reshjet bëhen më të shpeshta. Era nis të fryjë më fort, ndërsa në lartësitë malore nata mund të sjellë edhe borë.
E diela nis me vranësira dhe reshje, si shi në zona të ulëta e borë në male. Megjithatë, nga pasditja moti ndryshon pamje, me kthjellime të herëpashershme dhe pak orë dielli.

/Motilokal.com
