Për shkak të rrezikut nga rrëshqitja e dheut në afërsi të Blatten-it, autoritetet kanë vendosur t’i evakuojnë lopët me helikopter drejt një zone më të sigurt.
Shkarja e dheut nga shpati malor i Alpeve ka detyruar gjithashtu afro 300 banorë të një fshati të largohen nga shtëpitë e tyre.
BBC ka publikuar pamje të veçanta nga momenti kur njëra prej bagëtive ngrihet në ajër me helikopter, një skenë sa dramatike, aq edhe e rrallë.
/Motilokal.com
