Gati 50°C në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi përfshihet nga vapa ekstreme

Gati 50°C në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi përfshihet nga vapa ekstreme

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, me temperatura që i afrohen kufirit prej 50°C.

Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar ishte 49.3°C në zonën Bada Dafas, në rajonin Al Dhafrah të Abu Dhabit, rreth orës 14:00, raportojnë mediat e huaja.

Kjo nxehtësi ekstreme është përhapur në mbarë vendin, me shumë zona që kanë shënuar temperatura nga 45°C deri në 48°C.

Kushtet mbeten të vështira për banorët, të cilët po përballen jo vetëm me vapën përvëluese, por edhe me nivele të larta lagështie dhe erëra me pluhur. Shpejtësia e erës varion nga 10 deri në 25 km/h, me vlera maksimale që arrijnë deri në 35 km/h.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, pasi stuhitë e pluhurit mund të shfaqen papritur dhe të ndikojnë në dukshmërinë rrugore.

Gjithashtu, niveli i lagështisë pritet të arrijë deri në 90 për qind në disa zona, duke krijuar një atmosferë mbytëse dhe të pakëndshme.

/Motilokal.com