Shëtitja në shi: Terapi natyrale për trupin dhe mendjen

Shëtitja në shi: Terapi natyrale për trupin dhe mendjen

Ecja nëpër shi, ndonëse shpesh shihet si e pakëndshme, në të vërtetë mund të ofrojë disa përfitime befasuese si për trupin ashtu edhe për mendjen.

Për shumëkënd, zëri i pikave të shiut është i këndshëm dhe relaksues. Disa e përjetojnë si romantik, ndërsa për të tjerë, aroma e shiut sjell një ndjenjë qetësimi. Kjo aromë ka edhe një emër të veçantë: Petrichor, i cili u emërtua nga dy shkencëtarë australianë në vitet 1960.

Ecja në shi mund të jetë përvojë e thellë dhe shëruese, qetëson mendjen, ndihmon në lirimin e emocioneve të shtypura. Ditët me shi janë ideale për ata që ndihen të stresuar, të mërzitur apo thjesht kanë nevojë për një moment të qetë dhe reflektues.

Më poshtë i keni disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell ecja në shi:

▪ Era e shiut e freskon mendjen

▪ Lagështia e madhe e mban lëkurën e flokët të hidratuara, prandaj shiu është i mirë për skalpin dhe lëkurën

▪ Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar se aktivitetet fizike që bëhen në mot të ftohtë e me shi ndikojnë që të digjni më shumë kalori e yndyrë

▪ Të ecësh në kushte të lagështa kërkon më shumë vëmendje dhe përqendrim muskulor, duke ndihmuar në ekuilibër dhe koordinim.

▪ Shiu ndikon në pastrimin e ajrit duke e absorbuar pluhurin dhe mikrobet, prandaj ju do të jeni më të shëndetshëm

▪ Shëtitja në shi iu ndihmon njerëzve t’i shohin problemet nga një perspektivë tjetër.

▪ Trupi djeg më shumë kalori për të ruajtur temperaturën në kushte më të ftohta.

▪ Shiu shpesh nxit emocione të thella, që ndihmojnë në shprehjen artistike (shkrim, muzikë, mendime reflektive).

▪ Ndihmon në rikthimin e ndjenjës së thjeshtësisë dhe lidhjes me botën natyrore, që shpesh mungon në përditshmëri.

/Motilokal.com