Mësoni si parashikohet moti të dielën në Shqipëri

Mësoni si parashikohet moti të dielën në Shqipëri

Shqipëria do të përfshihet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave mesatare deri të dendura, veçanërisht mbi zonat kodrinore dhe malore. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten në jug dhe në lindje të vendit, kryesisht në relievet e theksuara. Këto reshje do të zgjasin deri në orët e pasdites, për t'u pasuar më pas nga ndërprerje të tyre në të gjithë territorin.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 21 °C.

/Motilokal.com