Moti në Shqipëri: Ja si do të jetë qielli në fillim të javës

Moti në Shqipëri: Ja si do të jetë qielli në fillim të javës

E hëna do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të pakta deri mesatare në veri dhe zonat kodrinore-malore.

Dita e martë do të nisë me diell, por gjatë ditës do të shtohen vranësirat, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të lehta shiu.

Moti të mërkurën parashikohet me mot të paqëndrueshëm. Do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa që në orët e para të mëngjesit priten reshje të dobëta në disa rajone.

/Motilokal.com