Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë në orët e para të mëngjesit me reshje të dobëta shiu në rajonet lindore. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e moderuar dhe e fortë nga veriu mbi 70 km/orë dhe në pjesët lindore.
Të martën parashikohet mot me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
E mërkura do të mbajë mot me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë pasdites do të ketë raste të izoluara të paqëndrueshmërisë me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

/Motilokal.com
