Pse nuk rekomandohet shtimi i mjaltit në ujë të valë

Pse nuk rekomandohet shtimi i mjaltit në ujë të valë

Ekspertët në fushën e të ushqyerit të shëndetshëm kanë paralajmëruar se konsumimi i mjaltit, i cili konsiderohet një ushqim i shëndetshëm, nuk duhet të teprohet.

Sipas mendimit të tyre, të rinjtë nuk duhet të konsumojnë më shumë se dy deri në tre lugë gjelle mjaltë, ndërsa personave që vuajnë nga sëmundje të caktuara nuk u rekomandohet të konsumojnë më shumë se një lugë gjelle në ditë.

Personat që janë mbipeshë, si dhe ata që vuajnë nga diabeti, arterioskleroza ose hipertensioni, duhet të jenë të kujdesshëm kur konsumojnë këtë ushqim.

Nutricionistët paralajmërojnë gjithashtu se kushdo mund të jetë alergjik ndaj mjaltit, pavarësisht nga mosha. Mjalti përmban acide dhe substanca që irritojnë stomakun, kështu që konsumimi i tepërt mund të shkaktojë gastrit dhe madje edhe ulçerë.

Sipas ekspertëve, një nga gabimet më të mëdha është vendosja e mjaltit në çajin e nxehtë. Nëse shtoni mjaltë në ujë të valë, ai humbet vetitë e tij të dobishme dhe prodhon substanca toksike. Kur përgatitni çaj, nuk duhet të shtoni mjaltë në lëngun e nxehtë, por vetëm kur ai të jetë ftohur dhe të jetë bërë i vakët. Temperatura e ujit nuk duhet të kalojë 40 gradë.

"Mjalti në ujë të valuar prodhon hidroksimetilfurfural, i cili është helmues. Ky përbërës organik prodhohet nga dekompozimi i sheqerit në temperatura të larta, siç është gatimi, skuqja ose karamelizimi", paralajmërojnë ekspertët.

/Motilokal.com