Të martën, moti në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Në veri dhe në zonat malore lindore, vranësirat do të jenë më të shpeshta dhe herë pas here të dendura, veçanërisht pas mesditës.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtrihen edhe në pjesët e tjera të vendit. Në veri (në disa zona) dhe në relievet lindore parashikohen reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët. Lokalisht, do të ketë edhe shtrëngata të izoluara, kryesisht gjatë pasdites.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 17 deri në 22 °C.
/Motilokal.com
