Uta Ibrahimi rikthehet në Kosovë pas ngjitjes historike të 14 majave më të larta në botë

Uta Ibrahimi rikthehet në Kosovë pas ngjitjes historike të 14 majave më të larta në botë

Alpinistja e njohur kosovare, Uta Ibrahimi, është rikthyer në atdhe pas përmbylljes së një prej misioneve më sfiduese në botën e alpinizmit, ngjitjes së 14 majave më të larta të globit.

Me këtë arritje madhështore, Uta bëhet pjesë e elitës ndërkombëtare të alpinizmit, duke e ngritur emrin e Kosovës në një tjetër lartësi, në hartën botërore të sporteve ekstreme.

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka uruar mirëseardhje përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar suksesin e saj si historik.

“Mirë se erdhe, Uta. Uta është kthyer në shtëpi pas përfundimit të një prej rrugëtimeve më të jashtëzakonshme të saj – realizimit të projektit për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë. Një arritje historike që e rendit atë mes alpinistëve më të mëdhenj në botë. Faleminderit, Uta, që e ngrite lart shtetin tone”, ka shkruar Çeku.

/Motilokal.com