Moti në Shqipëri: Ja si do të jetë qielli të enjten

Moti në Shqipëri: Ja si do të jetë qielli të enjten

Të enjten, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i vranët. Reshjet e shiut priten të nisin që në orët e para të mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas të shtrihen gradualisht në pjesën tjetër të territorit.

Në fillim, reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por pas mesditës, kryesisht në zonat perëndimore dhe qendrore, ato pritet të fitojnë intensitet mesatar.

Në periudha të shkurtra kohore mund të ketë reshje në formën e shtrëngatave. Ndërsa në orët e vona të mbrëmjes, reshjet do të dobësohen dhe do të lokalizohen vetëm në rajonin juglindor të vendit.

Termometri pritet të shënon temperatura prej 15 deri në 18 °C.

/Motilokal.com