Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim shpëton shtetas të huaj pas incidentit në mal

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim shpëton shtetas të huaj pas incidentit në mal

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Zjarrfikësit e Prizrenit dhe punonjësit e pylltarisë, ka realizuar me sukses një operacion shpëtimi pas një incidenti në zonat malore. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit efektiv, është arritur lokalizimi dhe evakuimi i shtetasve të huaj të cilët kishin pësuar lëndime.

Sipas njoftimit të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shoqata falënderon të gjitha ekipet për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni.

/Motilokal.com