Në Shqipëri, e premtja do të sjellë një qiell kryesisht të kthjellët, me ndonjë vranësirë kalimtare që mund të shfaqet për pak çaste në mesditë apo pasdite. Në disa zona, pasditja mund të sjellë reshje të dobëta, por të përkohshme.
E shtuna do të vazhdojë në të njëjtin ritëm, me diell të pranishëm dhe disa vranësira të shpërndara që nuk prishin atmosferën.
Ndërsa e diela premton të jetë dita më e bukur e fundjavës, me diell të plotë dhe mot të ngrohtë, ideale për një ditë jashtë.

/Motilokal.com
