Moti të premten në Maqedoni do të mbajë pjesërisht me vranësira dhe më freskët e reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe më ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Gjatë pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
E diela pritet të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

/Motilokal.com
