Në Holandë, biçikleta nuk është vetëm një mjet transporti, por një pjesë e domosdoshme e jetës së përditshme të qytetarëve të të gjitha moshave, nga shtatë deri në shtatëdhjetë vjeç.
Vendi me 17 milionë banorë zotëron deri në 23 milionë biçikleta. Sipas Unionit Holandez të Çiklistëve, Holanda përbën 2.3 për qind të një miliard biçikletave në të gjithë botën.
Rreth një milion biçikleta të reja shiten në vend çdo vit, ndërsa shumica e banorëve përdorin pajisje të dorës së dytë. Biçikleta përdoret për qëllime të ndryshme: 31 për qind për kohën e lirë, 22 për qind për të shkuar në punë, 18 për qind për në shkollë dhe 14 për qind për të bërë pazar.
Holanda ka gjithashtu një sistem të zhvilluar të qirasë së biçikletave, me rreth 22,000 biçikleta të disponueshme në më shumë se 300 lokacione. Megjithatë, rreth gjysmë milioni biçikleta raportohen të vidhen çdo vit.
Në vitin 2018, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 3 qershorin si "Ditën Botërore të Biçikletës" me qëllim promovimin e përdorimit të saj. Në Evropë, ku kultura e çiklizmit është e rrënjosur fort, Holanda njihet si "vendi i biçikletave".
Qytetet më miqësore ndaj biçikletave në botë janë Utrecht (Holandë), Münster (Gjermani), Antwerp (Belgjikë), Kopenhagen (Danimarkë) dhe Amsterdam (Holandë).
/Motilokal.com
