Një studim i përbashkët nga Universiteti i Göttingenit dhe Universiteti i Edinburgut analizoi 186 vende për të përcaktuar aftësinë e tyre për të përmbushur nevojat ushqimore të popullatave të tyre, pa u mbështetur në importe. Nëse tregtia ndërkombëtare e ushqimit do të zhdukej, vetëm një vend në botë do të kishte prodhim të mjaftueshëm ushqimor për të përmbushur nevojat e veta. Ky vend është Gujana, zbuloi studimi, i botuar në revistën Nature Food.
Guajana është i vetmi vend që mund të prodhojë ushqim të mjaftueshëm në të shtatë grupet kryesore ushqimore për të ushqyer popullsinë e saj. Kina dhe Vietnami i afrohen këtij niveli, duke përmbushur nevojat në gjashtë grupe. Vetëm një në çdo shtatë vende arrin të mbulojë pesë ose më shumë grupe.
Fundi global
Në fund të listës janë Afganistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Makao, Katari dhe Jemeni, vende që nuk plotësojnë vetëmjaftueshmërinë në asnjë grup ushqimor. Më shumë se një e treta e vendeve arrijnë të mbulojnë vetëm dy ose më pak grupe.
Aleancat rajonale kanë gjithashtu mangësi serioze. Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit në Lindjen e Mesme siguron vetëm sasi të mjaftueshme mishi. Aleancat në Afrikën Perëndimore dhe Karaibe arrijnë kuota vetëm në dy grupe ushqimore. Asnjë aleancë ekonomike nuk prodhon perime të mjaftueshme për nevojat e veta, zbuloi studimi.
Varësia dhe rreziku
Shumë vende mbështeten në një partner të vetëm tregtar për më shumë se gjysmën e importeve të tyre ushqimore, duke rritur ndjeshmërinë ndaj ndërprerjeve të furnizimit.
Tregtia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i ushqimeve janë thelbësore për dieta të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Por mbështetja e madhe në importet nga vendet individuale mund t'i lërë vendet të cenueshme, paralajmëron Jonas Stehl nga Universiteti i Göttingen dhe një nga autorët e studimit.
/Motilokal.com
