Çfarë moti pritet të premten dhe fundjavë në Shqipëri?

Çfarë moti pritet të premten dhe fundjavë në Shqipëri?

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut, me ndikim deri në rajonin e Ballkanit, do të sjellë në Shqipëri mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Të premten pritet një ditë me qiell kryesisht të pastër dhe temperatura të larta, tipike për stinën e verës.

E shtuna do të vijojë në të njëjtën linjë, me mot të qëndrueshëm, diell dhe nxehtësi.

Edhe e diela parashikohet të jetë një ditë me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.

/Motilokal.com