
Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut, me ndikim deri në rajonin e Ballkanit, do të sjellë në Kosovë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Të premten, vendi do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët, diell dhe temperaturë të lartë.
E shtuna pritet të vijojë në të njëjtën mënyrë, me diell dhe nxehtësi të ndjeshme.
Të dielën, moti mbetet i nxehtë, me intervale me diell dhe prani vranësirash, të cilat gjatë pasdites mund të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu.
/Motilokal.com