Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë pasdites, do të zhvillohen vranësira me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndoshta në formën e një stuhie me erëra të forta dhe kushte për breshër.
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
E diela pritet të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

/Motilokal.com
