Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët veriore e fortë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore për 3 deri në 5 gradë. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Të martën parashikohet mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
E mërkura do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite parashihen rrebeshe shiu dhe bubullima.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
