ISHP jep këshilla për mbrojtjen e fëmijëve nga pickimet e mushkonjave

ISHP jep këshilla për mbrojtjen e fëmijëve nga pickimet e mushkonjave

Gjatë muajve të nxehtë të verës, fëmijët janë më të ekspozuar ndaj pickimeve të mushkonjave, ndaj Instituti i Shëndetit Publik apelon për kujdes të shtuar. Në një njoftim të fundit, ISHP thekson rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve me masa të thjeshta por efektive, si veshja me rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët, si dhe përdorimi i rrjetave kundër mushkonjave për karrocat e tyre.

“Kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet”, thuhet në njoftim, duke u bërë thirrje prindërve të marrin masa parandaluese për të shmangur rreziqet që vijnë nga pickimet e insekteve gjatë verës.

/Motilokal.com