Fundjavë ideale për plazh: Parashikimi i motit në Shqipëri për të premten dhe ditët në vijim

Fundjavë ideale për plazh: Parashikimi i motit në Shqipëri për të premten dhe ditët në vijim

Moti të premten në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshëm, me kthjellime dhe diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat do të jenë të larta, duke sjellë nxehtësi të ndjeshme në shumicën e zonave të vendit.

E shtuna do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbeten dominuese, duke e bërë ditën të përshtatshme për aktivitete në natyrë apo pushime në bregdet.

Edhe e diela parashikohet të jetë në të njëjtën linjë, me diell dhe nxehtësi në të gjithë territorin, pa ndonjë ndryshim të dukshëm në situatën sinoptike. Fundjava pritet të mbyllet me mot tipik veror.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com