Kështu pritet të jetë moti në ditët e para të javës në Kosovë

Kështu pritet të jetë moti në ditët e para të javës në Kosovë

Java e ardhshme në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, megjithëse nuk përjashtohen rrebeshe të izoluara gjatë pasdites.

E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë.

Dita e martë parashikohet me diell dhe vranësira të shpeshta.

Moti të mërkurën pritet të jetë me diell dhe vranësira, gjatë pasdites priten rrebeshe shiu e bubullima.

/Motilokal.com