Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Shkupit u bën thirrje qytetarëve për një përdorim racional të ujit, në kushtet e një rritjeje të ndjeshme të konsumit gjatë ditëve të fundit.
Në njoftimin zyrtar thuhet se qytetarët duhet të shmangin shpërdorimin e panevojshëm të ujit, veçanërisht për ujitjen e gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, larjen e automjeteve, mbushjen e pishinave apo përdorime të tjera jo esenciale.
"Apelojmë gjithashtu që të parandalohet keqpërdorimi përmes lidhjeve të paligjshme, të cilat jo vetëm që dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë, por ndikojnë edhe në cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit për të gjithë banorët e qytetit", thuhet në njoftim.
Ndërmarrja Publike u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo lidhje të paligjshme që mund të vërehet, me qëllim ruajtjen e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për të gjithë.
/Motilokal.com
