Fundjavë ideale për plazh: Parashikimi i motit në Shqipëri për të premten, shtunën dhe dielën

Fundjavë ideale për plazh: Parashikimi i motit në Shqipëri për të premten, shtunën dhe dielën

Moti të premten në Shqipëri parashikohet fillimisht i kthjellët, me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites, më të theksuara përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje hera-herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mbrëmje pritet ndërprerje graduale e tyre.

E shtuna do të mbajë mot i nxehtë, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbeten dominuese, pa përjashtuar mundësin për ndonjë rrebesh shiu gjatë pasdites kryesisht në zonat malore.

Edhe e diela parashikohet të jetë në të njëjtën linjë, me diell dhe nxehtësi në të gjithë territorin, pa ndonjë ndryshim të dukshëm në situatën sinoptike. Fundjava pritet të mbyllet me mot tipik veror.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com