Parashikimi i motit në Maqedoni për të premten, shtunën dhe dielën

Parashikimi i motit në Maqedoni për të premten, shtunën dhe dielën

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të zhvillohen vranësira me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta, lokalisht në formën e stuhisë me kushte për breshër.

Të shtunën parashikohet mot me diell dhe pak më freskët e vranësira lokale.

E diela pritet të mbajë mot me diell dhe pak më freskët e vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com