Me ardhjen e verës, temperaturat e larta shpesh bëhen të padurueshme, duke i vënë njerëzit përballë vështirësisë për të përballuar të nxehtin.
Në shumë raste, nuk dimë si të veprojmë për t’u freskuar shpejt dhe në mënyrë efektive. Por ekziston një zgjidhje e thjeshtë që nuk kërkon pajisje ftohëse apo mjete të veçanta.
Në ditët me vapë apo kur ndiheni të lodhur nga nxehtësia, provoni këtë metodë të lehtë që mund ta aplikoni si në shtëpi, ashtu edhe në vendin e punës: shpëlani kyçet e dorës me ujë të ftohtë.
Vendosni duart nën rubinet në mënyrë që uji i ftohtë të rrjedhë mbi venat kryesore në kyçe. Kjo ndihmon në uljen e temperaturës së gjakut, gjë që ndikon në freskimin e të gjithë trupit. E njëjta metodë mund të aplikohet edhe në zonën e bërrylave për efekt më të madh.
Mbajini duart në ujë për rreth 30 sekonda deri në një minutë. Këtë teknikë mund ta përsëritni sa herë që ndjeni nxehtësi është një mënyrë e shpejtë dhe praktike për t’u freskuar përkohësisht gjatë ditëve të nxehta.
/Motilokal.com
