Shumë prej nesh stërviten më shpesh në fillim të verës për të përsosur figurën tonë. Pikërisht për këtë arsye bëhen gabime që shkaktojnë lëndime.
Doktori James Gladostone deklaroi se shumë nga pacientët e tij e mohojnë moshën e tyre edhe pse janë në gjendje të mirë, raporton New York Post.
"Ata ushtrohen katër ose pesë herë në javë dhe duan të 'dalin' sa më shumë që të jetë e mundur. Në këto raste, ata e rrisin intensitetin shumë shpejt dhe bëjnë shumë", tha ai.
Njerëzit që stërviten në këtë mënyrë kanë një rrezik më të lartë për tendinit (inflamacion të tendinave), dhimbje të shpatullave, dëmtime të bërrylit dhe sindromën e brezit iliotibial, e njohur edhe si "gjuri i vrapuesit". Kjo ndodh kur indi në pjesën e jashtme të kofshës tendoset shumë.
Gabimi i dytë më i zakonshëm bëhet nga "luftëtarët e fundjavës". Siç e shpjegoi Gladstone, këta njerëz nuk ushtrohen gjatë javës së punës, hanë ushqime të pashëndetshme, kanë qëndrim të keq etj., dhe kur vjen fundjava, ata përpiqen me dëshpërim të krijojnë një stil jetese të shëndetshëm.
"Ata futen në telashe sepse ushtrohen shumë dhe nuk janë në formë", theksoi ai. Në këtë mënyrë ju rrisni rrezikun e lëndimeve të shpinës, shpatullave dhe të ngjashme. Nëse doni të jeni në formë, mbani mend se disa nga ushtrimet më të mira që mund të bëni nuk kërkojnë sforcim.
"Joga dhe Pilates janë të shkëlqyera sepse mund të bëhen nga pothuajse kushdo në çdo nivel fitnesi dhe do të jenë të dobishme", u shpreh ai. Sigurisht, ecja, noti dhe çiklizmi kanë të njëjtin efekt.
/Motilokal.com
