Shqipëria goditet nga një seri tërmetesh

Shqipëria goditet nga një seri tërmetesh

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 05:04 të mëngjesit të sotëm, 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane (EMSC), pasgoditjet kanë vijuar me lëkundje më të lehta, përfshirë magnitudat 2.2, 2.6, 3.0 dhe 3.4. Lëkundja e fundit është regjistruar në orën 05:45, rreth 20 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit.

Deri në këtë moment, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet po monitorojnë situatën.

/Motilokal.com