Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një histori frymëzuese suksesi nga industria vendore, duke theksuar arritjet e kompanisë “Koshi Group” në Prizren, e cila ndër të tjera prodhon edhe barkat.
Në një postim në rrjete sociale, Osmani shkroi:
“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe barkat?
Made in Kosova, gati për botën!
Një sukses i jashtëzakonshëm e inspirues nga Koshi Group në Prizren, një simbol i vërtetë i inovacionit dhe mjeshtërisë, me krenari i bërë në Kosovë.
Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra.
Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet.”




/Motilokal.com
