Rajoni i Ballkanit është duke u përballur me valën e të nxehtit, me temperatura që në disa zona pritet të arrijnë deri në 40°C. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë ndër vendet më të prekura nga kjo rritje ekstreme e temperaturave.
Sipas parashikimeve meteorologjike, kulmi i kësaj vale pritet të jetë këtë të mërkurë dhe të enjte, kur temperaturat do të kapërcejnë vlerat normale për muajin qershor. Meteorologët paralajmërojnë për rrezik të lartë nga rrezatimi diellor dhe nxehtësia e tepërt, sidomos në zonat urbane.
Motilokal.com këshillon qytetarët që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës, të konsumojnë shumë lëngje dhe të kenë kujdes të veçantë për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.
Ky është vetëm fillimi i një vere që pritet të jetë më e nxehtë se zakonisht, në linjë me trendin e ngrohjes globale që po prek edhe rajonin tonë.
/Motilokal.com
