Në Korenë e Jugut ndodh një fenomen natyror mahnitës që tërheq mijëra vizitorë çdo vit. Dy herë në vit, për vetëm një orë, deti tërhiqet dhe hap një rrugë natyrore këmbësore që lidh ishujt Jindo dhe Modo, një zbaticë e rrallë që duket si një “mrekulli detare”.
Kjo rrugë e përkohshme, rreth 2.8 kilometra e gjatë, u jep vizitorëve mundësinë unike të ecin në mes të detit të tërhequr, duke përjetuar nga afër një nga spektaklet më të veçanta të natyrës.
Ky fenomen është kthyer tashmë në një atraksion të njohur turistik që festohet çdo vit me festime tradicionale dhe vizitorë nga e gjithë bota.

/Motilokal.com
