Ujësjellësi "Prishtina" paralajmëron konsumatorët: S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat

Ujësjellësi "Prishtina" paralajmëron konsumatorët: S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar të martën konsumatorët me borxhe të papaguara që të shlyejnë sa më parë faturat e ujit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se mospagesa do të sjellë pasoja, përfshirë shkyçjen nga shërbimi dhe dërgimin e rastit te përmbaruesi privat.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa pagesë, përjashtim bëjnë vetëm rastet sociale”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.

/Motilokal.com