Moti të premten në Maqedoni do të mbajë me diell dhe shumë nxehtë e vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë jostabilitet të herëpashershëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e një stuhie me erëra të forta, bubullima dhe breshër.
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.
E diela pritet të mbajë mot kryesisht me diell me erëra mesatare deri të forta veriore.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
