Në Mal të Zi, e premtja pritet të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të jenë të larta dhe nuk parashikohen reshje, duke e bërë ditën të përshtatshme për aktivitete në natyrë apo në bregdet.
Të shtunën, moti do të mbetet i kthjellët në shumicën e zonave, megjithatë do të shfaqen herë pas here edhe vranësira kalimtare. Gjatë ditës do të fryjnë erëra mesatarisht të forta, sidomos në rajonet bregdetare dhe ato malore, të cilat mund të ndikojnë në ndjesinë e nxehtësisë.
E diela do të rikthejë motin tipik veror, diell të plotë dhe temperatura të larta. Moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe pa reshje, me kushte ideale për pushuesit dhe për të gjithë ata që do të shfrytëzojnë fundjavën në natyrë apo pranë detit.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
