Si të sillemi në parqet kombëtare? AMMK jep udhëzimet

Si të sillemi në parqet kombëtare? AMMK jep udhëzimet

Me qëllim të ruajtjes së natyrës dhe mbrojtjes së biodiversitetit, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka publikuar një set rregullash të etikës për ecje në shtigjet e parqeve kombëtare.

Përmes këtij materiali informues, qytetarët ftohen që gjatë vizitave të tyre të qëndrojnë në shtigje të shënuara, të mos shqetësojnë kafshët e egra, të mos lënë mbeturina dhe të respektojnë natyrën dhe rregullat e parkut.

Ky veprim synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe promovon një sjellje të përgjegjshme ndaj hapësirave të mbrojtura natyrore në vend.

/Motilokal.com