Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se këto ditë është vërejtur një rritje e konsiderueshme e kërkesës për ujë të pijshëm, ndonëse shpërndarja vazhdon të bëhet në mënyrë të barabartë dhe me kapacitete të plota të trajtimit.
Në këtë kontekst, KRU “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve që të shpenzojnë ujin me kujdes dhe përgjegjësi, në mënyrë që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm për të gjithë.
Njëkohësisht, ekipet e kompanisë janë në terren duke kryer inspektime për kyçje ilegale dhe keqpërdorime të ujit, si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale.
“E ardhmja varet nga disa veprime që ne i marrim sot”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
/Motilokal.com
