Të martën, moti në Shqipëri pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i depërtimit të masave ajrore me origjinë nga Veriu i Afrikës dhe ndikimit të Anticiklonit të Azoreve. Në të gjithë territorin parashikohet mot i kthjellët dhe me diell, përjashtuar viset malore ku do të kemi prezencë të vranësirave kalimtare.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 27 deri në 35 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
