Një fenomen i rrallë meteorologjik u shfaq të dielën në Portugali, duke befasuar pushuesit në plazh. Një re masive, me formë që ngjante me një mur uji, u shfaq në horizont, duke krijuar përshtypjen se një cunam po afrohej.
Në videon që u bë virale, reja dukej sikur po përplasej mbi breg, duke krijuar një skenë të pazakontë dhe disi frikësuese.
Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për një lloj të rrallë reje rrotulluese, që formohet nga përplasja e masave ajrore me temperatura të ndryshme dhe flladet e freskëta nga deti.
Këto re në formë tubi lëvizin horizontalisht dhe shpesh ngjajnë me një valë gjigante, por nuk kanë asnjë lidhje me cunamet. Kur reja iu afrua vijës bregdetare, ajo solli me vete erëra të forta, duke habitur dhe mahnitur pushuesit njëkohësisht.
/Motilokal.com
