Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë qytetarët për vigjilencë dhe përgjegjësi të shtuar përballë rrezikut të zjarreve, për shkak të temperaturave të larta dhe përvojave të viteve të kaluara.
Zjarret, të shkaktuara nga pakujdesia apo qëllimisht, përbëjnë rrezik të madh për jetën, pronën dhe mjedisin. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në çdo rrethanë dhe të lajmërojnë menjëherë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në zjarrvënie.
Policia e Kosovës thekson se do të ndërmarrë masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që, përmes veprimeve të qëllimshme apo pakujdesisë, shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për komunitetin.
Apelojmë tek të gjithë banorët e rajonit të Pejës që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë çdo aktiviteti që mund të shkaktojë zjarr, përfshirë përdorimin e shkrepëseve, cigareve, grilave apo ndezjen e zjarreve në natyrë.
Mos qëndro indiferent – parandalo rrezikun, mbro jetën dhe natyrën!
/Motilokal.com
