Mot i nxehtë këtë të premte dhe fundjavë në Kosovë

Mot i nxehtë këtë të premte dhe fundjavë në Kosovë

Një valë e re e të nxehtit pritet të përfshijë vendin duke filluar nga dita e nesërme.

Të premten, në Kosovë do të mbizotërojë mot shumë i nxehtë dhe me diell.

E shtuna do të sjellë mot kryesisht me diell dhe intervale vranësirash. Gjatë orëve të pasdites, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, veçanërisht në zonat malore.

Edhe e diela do të jetë me mot të nxehtë dhe me diell. Pasdite, sërish mund të ketë reshje të izoluara shiu në rajonet malore.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com