Mot i nxehtë këtë të premte dhe fundjavë në Maqedoni

Mot i nxehtë këtë të premte dhe fundjavë në Maqedoni

Moti të premten në Maqedoni do të mbajë kryesisht me diell dhe shumë nxehtë me erëra të lehta deri në mesatare nga jugu.

Të shtunën parashikohet mot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.

E diela pritet të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë kushte për vranësira lokale jostabile me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com