Ministri në detyrë Peci apelon për kujdes ndaj zjarreve gjatë sezonit të korrjes së grurit

Ministri në detyrë Peci apelon për kujdes ndaj zjarreve gjatë sezonit të korrjes së grurit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj rrezikut të zjarreve në tokat bujqësore, veçanërisht gjatë periudhës së korrjes së grurit.

Në një reagim drejtuar fermerëve dhe qytetarëve, ministri Peci ka theksuar se jemi në një fazë të ndjeshme për bujqësinë vendore, ku çdo pakujdesi, sidomos ndezja e zjarreve afër ose në parcelat bujqësore, mund të sjellë dëme të mëdha dhe të pariparueshme për prodhimin vendor.

“Zjarret që shpeshherë shkaktohen nga pakujdesia apo përdorimi i mjeteve ndezëse përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë djersën e fermerëve tanë”, ka theksuar Peci, duke apeluar për shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr.

Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët bashkëpunim e vigjilencë, duke theksuar se mbrojtja e tokës dhe prodhimit vendor është mbrojtje e së ardhmes së përbashkët.


/Motilokal.com