AMMK apelon për kujdes të shtuar dhe vigjilencë ndaj zjarreve dhe zjarrvënieve

AMMK apelon për kujdes të shtuar dhe vigjilencë ndaj zjarreve dhe zjarrvënieve

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe vigjilencë maksimale për parandalimin e zjarreve në këto ditë me temperatura të larta.

Zjarret përbëjnë një rrezik serioz për jetën e njerëzve, pronën, mjedisin, si dhe për florën dhe faunën e vendit tonë. Rreziku është veçanërisht i lartë në zonat pyjore, bujqësore dhe hapësirat e pambikëqyrura.

Kujdes: Zjarrvëniet e qëllimshme janë vepër penale dhe ndëshkohen sipas ligjit.

 Për çdo rast urgjent, lajmëroni menjëherë autoritetet në numrat pa pagesë:

• Qendra Operative Emergjente – 112

• Njësia e Zjarrfikësve – 193

• Policia e Kosovës – 192

• Ndihma e Shpejtë – 194

Agjencia falënderon të gjithë qytetarët që po kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe pronës.

Çdo veprim i kujdesshëm bën dallimin në parandalimin dhe përballimin e zjarreve.

/Motilokal.com