
Të dielën, moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Pritet që pjesa më e madhe e territorit të ketë mot të kthjellët, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë kalime të lehta deri mesatare vranësirash, kryesisht në zonat malore në lindje të vendit.
Në juglindje parashikohen reshje të shkurtra shiu me intensitet të ulët. Në disa zona malore të kësaj treve, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave të izoluara.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 23 deri në 40 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com