MPB ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në ambientet e hapura

MPB ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve në ambientet e hapura

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për ndalimin e rreptë të çdo lloj zjarri në ambientet e hapura, për shkak të rrezikut të shtuar nga temperaturat e larta dhe thatësia.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, i cili thekson se ndalimi përfshin djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjen e zjarreve për qëllime rekreative apo gjatë piknikeve, si dhe përdorimin e fishekzjarrëve.

“Ndezja e zjarreve përbën vepër penale. Çdo shkelës i këtij vendimi do të përballet menjëherë dhe pa mëdyshje me masat ndëshkuese të parashikuara nga ligji", ka deklaruar Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë vendimin, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr apo përhapjen e tij.

Në fund, ministri ka apeluar që në rast të vërejtjes së ndonjë zjarri apo rreziku për zjarr, qytetarët të njoftojnë menjëherë organet kompetente përmes numrit emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.




/Motilokal.com