Operacioni për shuarjen e zjarrit në kodrën e Goleshit përfundon me sukses

Operacioni për shuarjen e zjarrit në kodrën e Goleshit përfundon me sukses

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se operacioni për shuarjen e zjarrit në kodrën e Goleshit është përmbyllur me sukses. Ky operacion u realizua përmes koordinimit të Qendrës 112 dhe Qendrës Operative të Agjencisë, me pjesëmarrjen e njësive të zjarrfikësve nga Drenasi, Lipjani dhe Prishtina, si dhe të Ekipit Nacional për Zjarre Malore.

Po ashtu, ndërhyrje efikase është bërë edhe në vatrën e zjarrit në Gjurgjic, ku njësitë e Drenasit dhe Malishevës kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në kohë.

E gjithë situata është përcjellë nga afër nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë, Genc Metaj.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri tek autoritetet përkatëse nëpërmjet Qendrës 112.

/Motilokal.com