Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke theksuar rreziqet që nxehtësia paraqet për shëndetin, sidomos për personat me sëmundje kronike.
Në njoftimin e publikuar, IKSHPK këshillon qytetarët të shmangin pijet e gazuara dhe ato alkoolike, të konsumojnë ujë në sasi të mjaftueshme dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta gjatë orëve më të nxehta të ditës (prej orës 10:00 deri në 17:00).
Gjithashtu, rekomandohet që të vishen rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura, si dhe të informohen vazhdimisht për gjendjen e motit dhe masat e nevojshme mbrojtëse.
“Temperaturat e larta mund të jenë rrezik serioz për shëndetin. Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
/Motilokal.com
