Vala e të nxehtit vazhdon, por priten stuhi dhe rrebeshe shiu në Maqedoni

Vala e të nxehtit vazhdon, por priten stuhi dhe rrebeshe shiu në Maqedoni

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here e fortë nga jugperëndimi.

Të martën parashikohet mot me diell dhe shumë ngrohtë e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, kryesisht nga jugperëndimi.

E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe pak më freskët me erëra mesatare deri të forta veriore. Do të ketë kushte për shira lokalë, kryesisht në pjesët veriore.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com